LAJMI I FUNDIT:

Merr flakë dragoi gjigant i Disneyland – pamjet e frikshme publikohen në rrjetet sociale

Merr flakë dragoi gjigant i Disneyland – pamjet e frikshme publikohen në rrjetet sociale

Një dragua animatronik 45 metra i gjatë mori flakë dhe i detyroi vizitorët të largoheshin nga një shfaqje popullore në Disneyland.

Zjarri filloi gjatë shfaqjes me tematikë, “Fantasmic!” në ishullin atraktiv të Tom Sawyer-it.

Pamje të shumta të publikuara në mediat sociale kapën kokën e “Maleficent Dragon” të përfshirë nga flakët në mes të performancës.


Një shtëllungë e madhe tymi u pa që ngrihej nga vendndodhja përgjatë parkut tematik prej 100 hektarësh, raporton nypost.

Shfaqja u ndërpre papritur pasi të ftuarit dhe anëtarët e kastit të Disneyland u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pasi personeli i urgjencës shuan zjarrin, i cili u pa duke u përhapur në trupin e dragoit gjigant.

Departamenti i Zjarrfikësve në Anaheim iu përgjigj zjarrit dhe nuk raportoi për të lënduar. Zona përreth Frontierland ishte e rrethuar, ndërsa pjesa e mbetur e parkut mbeti i hapur.

Ndryshe, Ishulli Tom Sawyer ka qenë një element qendror i shfaqjeve në Disneyland që nga viti 1956 dhe bazohet në librin e Mark Twain, “Aventurat e Tom Sawyer” dhe u lejon njerëzve të udhëtojnë në gjurmët dhe aventurat e kolonëve të hershëm të Amerikës në vitet 1840. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori