LAJMI I FUNDIT:

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente – publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente – publikohen pamjet

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver.

Fluturimi 1006 i American Airlines, në një Boeing 737-800, po udhëtonte nga Kolorado Springs për në Dallas Fort Worth kur ekuipazhi raportoi dridhje të motorit, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Aeroplani më pas i u devijua në Denver, Kolorado dhe u ul i sigurt.


Imazhet e publikuara në rrjete sociale tregojnë flakë dhe tym në një prej motorëve.

Bëhet e ditur se FAA do të hetojë zjarrin, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

American Airlines tha se të gjithë 172 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bord kishin mundur të dilnin nga aeroplani.

Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit konfirmoi se 12 persona u dërguan në spital për lëndime të lehta.

“Falënderojmë anëtarët tanë të ekuipazhit, ekipin e aeroportit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar me sigurinë e të gjithëve në bord dhe në tokë si prioritet”, tha American Airlines.

View this post on Instagram

A post shared by Normal (@thenormalnews)

Ndryshe, ka pasur një sërë incidentesh të profilit të lartë të fundit të aviacionit që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë e aviacionit në SHBA.

Ato përfshijnë përplasjen në ajër të një aeroplani rajonal të American Airlines dhe një helikopteri të ushtrisë më 29 janar që vrau 67 njerëz pranë aeroportit Ronald Reagan në Uashington.

Muajin e kaluar, një aeroplan rajonal i Delta Air Lines u kthye përmbys pas uljes në aeroportin e Kanadasë në Toronto Pearson, gjatë motit me erë. Nga 80 personat në bord, 18 u lënduan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori