LAJMI I FUNDIT:

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, inspektuan të shtunën punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet, e që, sipas Ramës, do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone, shkruan A2 CNN.

“Kjo rruga që e kishit merak, tani do të bëhet dhe do t’i japoë shumë siguri dhe qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet këtu, por do t’i japë edhe shumë hov turizmit. Kjo është bukuri e madhe dhe ju e dini më mirë sa vështirë të kalosh, por do të bëhet si të gjitha ato që kemi bërë”, u tha Rama një grupi banorësh të zonës, me të cilët u takua.

Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat…


“Edhe ata që ishin para jush e premtuan, por nuk bënë gjë”, i tha një banor, Ramës.

“I kemi ndarë detyrat, ata rrenat ne punën. Ata kanë detyrë me rrejt dhe kush ta hajë, ta hajë”, iu përgjigj ai.

“Si ja ka bërë Kosova lapidarin Clinton-it, ju e meritoni”…

“Jo, jo… Do ta lej amanet, për së gjalli jo e jo, se e kam në dorë vet, se është ndërtim pa leje, por edhe për së vdekuri…”.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori