Meriton Mjekiqi ka lansuar këngën e dytë nga albumi i tij i ri.

Banori i Big Brother VIP Albania 3 këtë herë solli një bashkëpunim me reperin Majk.


"Ku je" titullohet ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe me videoklip.

Screenshot 27 4 Foto: Screenshot/YouTube

Këtë duet zgjodhi ta publikojë pikërisht për Ditën e të Dashuruarve (14 shkurt).

Kjo është e dyta këngë nga albumi, pasi të parën "Firmato" e lansoi në duet me Bardhin.

Screenshot 29 6 Foto: Screenshot/YouTube

Të dy po vazhdojnë qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ata po pëlqehen nga publiku dhe janë protagonistë kryesorë në çdo debat. /Telegrafi/