LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express organizoi aktivitetin “Të pastrojmë lagjen tonë së bashku”

Meridian Express organizoi aktivitetin “Të pastrojmë lagjen tonë së bashku”

Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express “N’derë të shtëpisë”, e cila ka shtrirje prej 33 marketeve në tërë territorin e Kosovës, sot me datë 16 Prill 2015, duke filluar prej orës 13:00, mbajti aktivitetin e pastrimit te lagjeve me moton: “TË PASTROJMË LAGJEN TONË SË BASHKU”.

“Kjo iniciativë erdhi si rezultat i përkushtimit të Meridian Express në domosdoshmërinë e ngritjes së zërit për ndryshimin e sjelljes sonë karshi mirëmbajtjes së ambientit ku na rrethon. Ky bashkëpunim kërkon përkushtim dhe partneritet me qytetarin në mënyrë që të krijoj ndërgjegjen tonë që të kujdesemi më shumë për ambientin”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në kuadër të kësaj iniciative, Meridian Express me stafin e saj kontribuoj në secilën lagje që është prezent.

“Pastrimi i lagjeve do të bëhet traditë e Meridian Expressit, me shpresën që kjo iniciativë do të krijoj bazë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit”, përfundohet në njoftim.
meridian1meridian2