LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express, donator i vazhdueshëm në Fondin e Bursave të RIT Kosovë (A.U.K.)

Meridian Express, donator i vazhdueshëm në Fondin e Bursave të RIT Kosovë (A.U.K.)

RIT Kosovë (A.U.K.) është institucion i arsimit të lartë që ofron edukim kualitativ amerikan falë partneritetit me Rochester Institute of Technology të New York.

Një prej qëllimeve kryesore pas këtij institucioni joprofitabil është arsimimi i të rinjve më të dalluar të Kosovës, pavarësisht prapavijës së tyre financiare. Për të arritur këtë qëllim, RIT Kosovë (A.U.K.) mbështetet thellësisht në kontributet e fondeve nga kompani dhe individë të ndryshëm, ndër të cilët është kompania Meridian Express.

Meridian Express, themeluar në vitin 2012, është rrjet i marketeve i cili me moton “N’derë t’shtëpisë”, është njëri nga rrjetet më të suksesshme në Kosovë. Çfarë e dallon Meridian Express nga bizneset tjera të ngjashme është misioni i tyre për të qenë një kompani që vlerëson përgjegjësinë shoqërore të korporatave me angazhim dhe kontribut të vazhdueshëm në komunitetin tonë?

Një prej mënyrave se si Meridian Express kontribuon për të mirën e shoqërisë është përmes rolit të tyre si donatorë të vazhdueshëm për pesë vite drejt fondit të bursave të RIT Kosovë (A.U.K.). Meridian Express këtë vit është fitues i çmimit për filantropi “FIDES”, nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ).

“Në planet strategjike për përgjegjësi shoqërore edukimi është gjithmonë prioritet. Investimi në brezat e rinj është gjithmonë strategjia më e vlefshme për të ardhmen e vendit”, thotë Agon Gashi, drejtor ekzekutiv në Meridian Express.

Çdo vit akademik, një kandidat i dalluar i RIT Kosovë (A.U.K.) shpërblehet me bursë të plotë për shkollim, e tëra falë bujarisë së kompanisë Meridian Express. Fituesi i bursës “Meridian Express” për vitin akademik 2018/2019 është Emanuell Nikolla, një prej studentëve më të dalluar të Gjakovës.

Përveç arritjes së rezultateve shumë të larta në testet pranuese për regjistrim në RIT Kosovë (A.U.K.), Emanuell Nikolla është një prej studentëve që dallohet si shumë i motivuar për studime dhe me synime të qarta për të ardhmen. Emanuelli është i pasionuar pas teknologjisë dhe mënyrës se si ajo mund të përdoret në produkte dhe shërbime që njerëzit i përdorin në baza ditore.

Falë kontributit të Meridian Express, Emanuell Nikolla dhe studentë tjerë që kanë përfituar nga kjo bursë kanë mundësinë t’i ndjekin studimet në një prej universiteteve më prestigjioze në Kosovë, ku pas katër viteve studimi do të marrin një diplomë Amerikane nga Rochester Institute of Technology.

Për të mësuar më shumë rreth bursave të shumta që ofrohen nga RIT Kosovë (A.U.K), klikoni këtu.

Artikull i sponzorizuar