Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka shënuar një gol të bukur gjatë ditës së sotme (e shtunë) në Serie A.

Como ka gjetur epërsinë në udhëtim te Juventusi në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit elitar italian.


Ishte mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 1-0.

Goli i drenicasit erdhi pas një driblimi të bukur ndaj Teun Koopmeiners dhe një goditje të saktë të cilën nuk arriti ta ndal portieri Michele Di Gregorio.

Ky gol erdhi në minutën e 12-të pas asistimit të Anastasios Douvikas.

Me këtë gol, Vojvoda arrin në kuotën e dy golave dhe dy asistime këtë deri tani këtë edicion në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app