LAJMI I FUNDIT:

Mercedesin e ri që ia dhuruan për ditëlindje, e dëmtoi pas përplasjes në tunel (Video)

Mercedesin e ri që ia dhuruan për ditëlindje, e dëmtoi pas përplasjes në tunel (Video)

Adoleshenti i paemëruar që fitoi nga prindërit një Mercedes të ri për ditëlindje, e ka dëmtuar tërësisht, pasi e ka përplasur në murin e një tuneli në Kolumbi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet makina luksoze që vozitet me shpejtësi nga 18-vjeçari, derisa humbë kontrollin dhe rrotullohet, transmeton Telegrafi.

Derisa ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe ka shpëtuar vetëm me disa gërvishtje, vetura që kushton rreth 30 mijë euro, ka pësuar dëme të pariparueshme.

Filmimi tregon se shkaktarë të kësaj përplasje, kanë qenë edhe miqtë e shoferit të A-Class, që provuan të ngasin sikur në ndonjë garë profesionistësh. /Telegrafi/


Koreus.com