Mercedesi me motorr nga Renaulti dhe shumë raste tjera – 10 veturat që kanë motorin e një prodhuesi tjetër

Të gjithë jemi të apasionuar pas veturave që na përmbushin në aspektin estetik të jashtëm, enterierit, apo edhe performancës së motorit.
Ndaluni, një moment! Motorit? Pikërisht, shumë prej veturave tona kanë motor të një prodhuesi tjetër, më poshtë listojmë disa prej tyre.
Mercedes-Benz A-Class – Renault
Mercedes Benz – A Class është tashmë në gjeneratën e vet të katërt. Që prej lansimit të modelit më të fundit, prodhuesi i njohur i veturave ka ofruar disa opsione të ndryshme të motorve. Në veturën A180d gjendet një motor nga Renault 1.5 liter dCi diesel, që po ashtu shfrytëzohet nga Dacia dhe Nissan. Gjeneron 116 kuajfuqi në performancën e vet maksimale.
Alfa Romeo Giulia QV – Ferrari
Alfa Romeo Giulia QV është e vetmja rivale e denjë italiane për sedanët me performancë të lartë kompakt nga Gjermania. Që të arrijë 510 kuajfuqi, Giulia QV varet nga një motor 2.9 litra V6 biturbo i zhvilluar bashkë me Ferrarin.
BMW 116i (F20) – PSA
BMW dhe grupi francez PSA kanë bashkëpunuar për të realizuar motorin nga familja EP. Këto janë 1.4 litërshi (EP3) dhe 1.6 litërshi (EP6) që mund t’i gjejmë si motorë në Mini, BMW 1 Series/3Series dhe veturat e grupit PSA.
Pagani Huayra – Mercedes-AMG
Pagani Huayra është supervetura italiane e cila u fut në treg në vitin 2011. Me karoserinë e bukur të vet, ekziston edhe një motor V12 që vjen drejtpërdrejt nga punishtja e Mercedes-AMG. Varësisht nga versioni, ky motor zhvillon nivele të ndryshme të fuqisë. Në atë të Pagani Huayra BC, ky motor V12 ofron hiç më pak se 789 kuajfuqi!
Smart Fortwo – Renault
Vetura Smart Fortwo është nga grupi Dailmer në pronësi të Mercedes – Benz. Sidoqoftë, 60 për qind e komponenteve të saj janë të ndara me Renault Twingon. E pabesueshme, apo jo? Nën karoserinë e vet ka motorë nga gasi që mund t’i gjejmë edhe te Renaulti apo Dacia.
Aston Martin Vintage – Mercedes-AMG
Aston Martin së fundmi e ka prezantuar superveturën e vet të re, të njohura ndryshe si Vantage. Ashtu si vëllai i vet i madh, DB11 ka një motor prej 4.0 litra V8 biturbo motor nga Mercedes-AMG.
Lamborghini Huracan Performante – Audi
Lamborghini Huracan Performante është një prej veturave më të shpejta në Nurburgring. Performanca e veturës sportive itailane është e mundur falë një motori V10 FSI që po ashtu mund të gjendet nën Audi R8.
Donkervoort D8 GTO-RS – Audi
Donkervoort D8 GTO është një veturë që sikurse secili Lotus tjetër gjithnjë shkon në gjah për shpejtësi sa më të mëdha. Kjo veturë peshëon më pak se 700 kilogramë dhe është e fuqizuar nga një motor pesë cilindërsh nga Audi prej 2.5 litra turbo. Ne e gjejmë të njëjtin motor nën Audi RS3 dhe TT RS.
Lotus Evora – Toyota
Lotus Evora – Toyota ishte lansuar në vitin 2009 dhe është ende në treg. Motori i vet V6 është i zhvilluar nga Toyota dhe ofron deri në 436 kuajfuqi në Lotus Evora GT430.
Toyota GT86 – Subaru
Toyota GT86 është një veturë coupe sport e drejtuar nga një motor katër cilindërsh. Është “kushëri” i Subaru BRZ dhe dy veturat ndajnë po ashtu të njëjtin dizajn, pothuajse. Motori për të dyja është i realizuar dhe i zhvilluar nga Subaru, një motor me katër njësi prej 200 kuajfuqi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Mercedes zbulon ndryshimet që do t'i ketë gjenerata e ardhshme CLE 63

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri