LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi mbështet Hamiltonin, duan ta ruajnë dominimin dhe anglezi ta arrij rekordin e Schumacherit

Mercedesi mbështet Hamiltonin, duan ta ruajnë dominimin dhe anglezi ta arrij rekordin e Schumacherit
BERLIN, GERMANY - APRIL 18: Formula 1 driver Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes speaks to the press with Toto Wolff, Head of Mercedes-Benz Motorsport prior to the 2016 Laureus World Sports Awards at Messe Berlin on April 18, 2016 in Berlin, Germany. (Photo by Tom Dulat/Getty Images for Laureus)

Mercedesi i jep besim Lewis Hamiltonin për sezonin e ri, teksa i premton bolid edhe më të fortë për të qenë i pa-konkurrencë në gara.

Prej disa vitesh dominimi i Mercedesit në skenën e Formula 1 është kthyer në fakt absolut dhe nuk pritet të bëjë përjashtim edhe sezoni i ardhshëm, ku do të jetë pikërisht kjo skuadra që duhet mundur.

Vitin e shkuar Ferrari iu afrua shumë, duke udhëhequr edhe klasifikimin për pilotë për disa muaj radhazi, por sërish në fund dominuan ‘shigjetat e argjendta’.


Formula 1 gjatë 2017 – Lewis Hamilton dëshmoi se nuk ka konkurrencë
Lexo po ashtu Formula 1 gjatë 2017 – Lewis Hamilton dëshmoi se nuk ka konkurrencë

Në këtë kuadër, drejtori ekzekutiv i skuadrës gjermane, Toto Wolff është mjaft i qetë dhe shijon avantazhin e makinës dhe pilotëve kampionë, si finlandezi Valteri Bottas, që vërtetoi se është në nivele të larta dhe anglezi Lewis Hamilton, që fitoi titullin e 4-t kampion bote me ta, përcjell SS.

 Lewis Hamilton (Getty Images)

“Këtë vit jemi shumë më të relaksuar se sa vitin që shkoi, por sërish rrugëtimi ynë pritet të ketë edhe të panjohura”.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se performanca e Hamilton ishte mbresëlënëse sezonin e shkuar. Nuk i mungon motivimi për të bërë të njëjtën gjë edhe këtë vit”.

Hamilton nuk do ta braktisë Mercedesin sikurse Rosberg
Lexo po ashtu Hamilton nuk do ta braktisë Mercedesin sikurse Rosberg

“Besoj se është i vetëdijshëm se rekordi i shtatë titujve të Michael Schumacher është një objektiv që mund të arrihet prej tij”, tha Drejtori Ekzekutiv i Mercedesit.

Në fund Wolf e mbyll deklaratën e tij duke konfirmuar faktin se e gjithë skuadra do të mbështesë Lewis Hamiltonin dhe do t’i sigurojë atij një makinë edhe më garuese, që të jetë në nivelin e anglezit.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Premier League
Kalo në kategori