LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG tregon kohën e lansimit dhe çmimin e Project One (Foto)

Mercedes-AMG tregon kohën e lansimit dhe çmimin e Project One (Foto)

Tobias Moers që është një nga drejtuesit e Mercedes-AMG, ka bërë të ditur në Geneva Motor Show 2017, se modeli i shumëpritur nuk do të jetë aq i shpejtë, ndërsa ka çmim shumë të lartë.

Project One Supercar do të kushtojë 2.3 milionë euro, pasi të lansohet në fund të vitit 2019, transmeton Telegrafi.


Edicioni i limituar i makinave sportive dhe luksoze, do t’i ketë 275 njësi, për të cilat kanë filluar kërkesat që tani.

Megjithëse nuk janë treguar detajet, është thënë se ky model që do të ketë teknologji të lartë dhe pamje të mahnitshme, nuk ka edhe shpejtësi të lartë. /Telegrafi/