LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG prezanton modelin ultrasportiv One, që prodhon 1.060 kuaj-fuqi

Mercedes-AMG prezanton modelin ultrasportiv One, që prodhon 1.060 kuaj-fuqi

Mercedes-AMG pesë vite më parë paralajmëroi se do të sjell veturën ultrasportive me dy ulëse, ku “zemra” e të cilës do të jetë një motor nga Formula 1, e pas shtyrjeve të shumta të paplanifikuara – është prezantuar versioni serik i modelit One që do të mund të regjistrohet dhe përdorët nëpër rrugë.

E derisa persona të caktuar menduan që Mercedes-AMG nuk do të mund të realizojë premtimin e dhënë – megjithatë një gjë e tillë ndodhi. Prodhimi serik i One, ka motor 1.6 litërsh V6 nga Formula 1 që prodhon 570 kuaj-fuqi.

E pjesën tjetër motorike të grupit AMG One e përbëjnë katër motorë elektrikë – ku si rezultat final janë në pyetje 1.060 kuaj-fuqi, që shpërndahen në të katër rrotat falë ndërruesit me shtatë shpejtësi, që u zhvillua ekskluzivisht për pasuesin e modelit CLK-GTR, transmeton Telegrafi.


Me një peshë totale prej 1.695 kilogramë, “plug-in” hibrid pa asistencën e motorit me djegie të brendshme mund të përshkojë rreth 20 kilometra, por në këtë rast është shumë më e rëndësishme që One nga 0-100 kilometra e arrin për 2.9 sekonda.

Pra nga 0-200 i nevojiten vetëm 7 sekonda, e shpejtësia maksimale është e kufizuar në 352 kilometra në orë. E derisa opinioni pret prodhimin serik, Mercedes-AMG One do të prodhohet në vetëm 275 njësi, ku secili prej tyre tashmë është shitur me një çmim prej 2.7 milionë dollarë për secilin. /Telegrafi/