Fay Sibley nga Essex i Anglisë, kishte marrë pallto nga familjarët dhe miqtë, për t’i vënë në një varëse në rrugë, që t’ua falë të varfërve të cilët nuk kanë çfarë të veshin.

Ajo e ka vënë mbishkrimin ku shkruan se kush nuk ka pallto, le ta merr një, ndërsa kush ka, le ta lërë një, transmeton Telegrafi.


Mënyrë e lehtë dhe praktike per te ndihmuar te varfrit ne mot te ftohte foto 2 Ata që kanë nevojë le të marrin, të tjerët le të ndihmojnë

Pas çaste më vonë, mbajtësja metalike që ishte pranë një biblioteke, është mbushur me dhjetëra pallto.

Brenda ditës, aty janë lënë mbi 40 pallto, të cilat po ashtu janë marrë nga personat në nevojë, që kishin të ftohtë.

Mënyrë e lehtë dhe praktike per te ndihmuar te varfrit ne mot te ftohte foto 3 Pallto falas për të varfër, të dhuruara nga qytetarët bamirës

Fotografia që Sibley e ka vënë në Facebook, është shpërndarë më se njëmijë herë, ndërsa aksioni i saj humanitar po vazhdon edhe më tutje.

“Kjo grua është një engjëll në sytë e mi, pasi i bëri të gjithë të ndihmojnë dhe të varfrit ta kenë më nxehtë”, ka thënë një pensionist, lidhur me rastin. /Telegrafi/