Një grup turistësh kanë filmuar dy foka në Vlorë.

Gjatë një guide turistike, turistët janë ndeshur me fokat në brendësi të Shpellës së Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.


Ato janë gjallesa të egra që për shumë kohë mendohej se ishin zhdukur nga ujërat shqiptare.

Ky zbulim është tejet i rëndësishëm për biodiversitetin detar të Mesdheut dhe dëshmon për pasuritë e fshehura natyrore që ofron Vlora dhe Shqipëria.