Mendim Ujupaj lartëson flamurin e Kosovës në mundjen e krahut - fiton medaljen e artë dhe të argjendtë

Mendim Ujupaj e ka lartësuar flamurin e Koosvës në turneun ndërkombëtar “Super Match 2022”.
Ky sport ka të bëjë për mundje të krahut, derisa sportisti ynë ka shkëlqyer në turneun e mbajtur në Brescia të Italisë.
Ujupaj ka fituar medaljen e artë në garimin me dorë të djathtë, ndërsa me të majtën ka marrë atë të argjendtë.
@midnem Visit TikTok to discover videos!
Më poshtë keni njoftimin e plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Garuesi ynë?? i mundje krahu?, Mendim Ujupaj, fitoi dy medalje në turneun ndërkombëtar Super Match 2022, të mbajtur gjatë fundjavës në Brescia të Italisë.
Medaljen e artë e fitoi me dorën e djathtë, kategoria 75 kg, ku në konkurrencë kishte 39 garues, ndërsa të argjendtën e fitoi me dorën e majtë (33 garues).
25-vjeçari, Ujupaj, jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën pas formimit të Federatës Mundje Krahu të Kosovës, vitin e kaluar. /Telegrafi/









































