LAJMI I FUNDIT:

Menaxhmenti i PriFest-it: Të hapur për të gjitha mediat, korrespondenca private e Rudës s’është qëndrim i joni

Menaxhmenti i PriFest-it: Të hapur për të gjitha mediat, korrespondenca private e Rudës s’është qëndrim i joni

PriFest është i hapur për si për qytetarët ashtu për mediat, thuhet në një njoftim të organizatorëve të festivalit ndërkombëtar të Filmit, PriFest.

“Korrespodenca e sotme private mes zyrtares për media, Romina Ruda, dhe gazetares së portalit Insajder, Egnesa Vitia, nuk është qëndrim i PriFest-it. Kërkojmë ndjesë për çdo keqkuptim të krijuar nga kjo bisedë.

Ftojmë gazetaren Egnesa Vitia, portalin Insajder dhe gjithë të interesuarit të përcjellin festivalin, programin e pasur filmik dhe eventet e aktivitetet përcjellëse.


Hapja e PriFest është nesër në ora 20?:00 ne Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtine – e hapur për çdo qytetar dhe mediat”, thuhet në njoftim.