Menaxherët e kontratës “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” në vlerë prej 12 milionë euro, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
Kështu ka bërë të ditur shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla në një postim në Facebook.
“Të gjithë menaxherët e kontratës “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, – kontrata 12 milionëshe e vizatimeve të bukura – kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre. Arsyet i dinë ata, i dinë edhe Përparim Rama, e do të duhej t’i dinte edhe Prokuroria e Shtetit”, ka shkruar Sveçla.
Në njoftimin për dorëheqje të ekipit menaxhues thuhet se ky largim është i parevokueshme.
“Ju njoftojmë se me datë 04.06.2024, si ekip menaxhues i SHAK, kemi dhënë dorëheqje të parevokueshme nga menaxhimi i kësaj kontrate. Andaj për çdo informatë ju rekomandojmë t’i drejtoheni zyrës se prokurimit për caktim të ekipit tjetër për menaxhim të kontratës apo çfarëdo informate tjetër rreth operatorit ekonomik“, thuhet aty.
Lidhur me këtë rast nga Komuna e Prishtinës në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se arsyet e dorëheqjes së tyre janë për shkak të mbingarkesës në punë.
“Menaxheri dhe mbikëqyrësit e kontratës së Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit kanë kërkuar të lirohen nga kjo përgjegjësi shtesë që kanë pasur për shkak të mbingarkesës në punë. Dy prej tyre janë shefa të sektorëve me shumë përgjegjësi dhe detyra në sektorët ligjor dhe të planifikimit, pozita këto me ngarkesë të madhe.
Për më tepër, Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ka të angazhuar dhjetëra arkitektë e staf dhe është duke punuar paralelisht në rreth 35 projekte që e ka bërë të pamundur për tre zyrtarët në fjalë të mbikëqyrin punën e këtij Shërbimi”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.
Më tej nga Komuna kanë thënë se janë në proces të emërimeve të reja dhe të zgjerimit të ekipit menxhues dhe mbikëqyrës.
“Prandaj, ne jemi në proces të emërimeve të reja dhe të zgjerimit të ekipit menaxhues dhe mbikëqyrës të Shërbimit të Arkitektit nga tre në pesë zyrtarë. Posa të përfundojë procesi dhe të finalizohen emërimet do të ju informojmë për ekipin e ri menaxhues dhe mbikëqyrës të këtij Shërbimi”, kanë thënë nga Komuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës