LAJMI I FUNDIT:

Memov: Situata në degën e Fondit pensional dhe invalidor në Manastir është alarmante

Memov: Situata në degën e Fondit pensional dhe invalidor në Manastir është alarmante

“Gjendja në degën në Manastir është alarmante para së gjithash nga aspekti i potencialit kadrovik, por edhe nga numri i lëndëve të pazgjidhura”, tha sot në një konferencë për shtyp në Manastir, drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Nikolla Memov.

Memov theksoi se ka zgjidhje për problemin që është shfaqur, i cili, siç tha ai, ka lindur për shkak se Fondi është shkatërruar sistematikisht dhe në formë të infrastrukturës në aspektin e personelit në 20 vitet e fundit.

“Problemi me gjendjen në degën e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Manastir është problematik dhe për këtë personalisht jam informuar nga nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Vesna Bendevska. Ne kemi një zgjidhje dhe prandaj dua t’i siguroj qytetarët e Manastirit se Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore do t’i kryejë funksionet e tij në funksion të plotë dhe të gjithë të siguruarit, përfituesit e pensionit do t’i marrin shërbimet e tyre”.


“Kjo situatë është krijuar sepse Fondi në njëzet vitet e fundit është shkatërruar sistematikisht dhe sistematikisht në aspektin e infrastrukturës nga pikëpamja e personelit. Kjo do të thotë se kemi një disbalancë funksionale në numrin e të punësuarve si në drejtorinë në Shkup ashtu edhe në degët në mbarë vendin”, theksoi Memov.

Ai thekson se më 30 qershor të këtij viti më shumë se 200 punëtorëve të Fondit u është ndërprerë kontrata e punës dhe prej tyre vetëm katër përmbarues janë punësuar në Manastir, ndërsa 21 në degët në Tetovë, 23 në Kumanovë dhe në selinë në Shkup janë punësuar mbi 80 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori