LAJMI I FUNDIT:

Memoriali i të rënëve britanikë, mbushet me shkumë prej personave të pandërgjegjshëm (Foto)

Memoriali i të rënëve britanikë, mbushet me shkumë prej personave të pandërgjegjshëm (Foto)

Persona të pandërgjegjshëm e kanë përdhosur memorialin e të rënëve britanikë, duke e kthyer në atë që duket si një banjë e madhe me shkumë.

Ujëvara në Ramsgate të Kentit në Angli, ishte dekoruara me lulëkuqe, për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, transmeton Telegrafi.


Në ujin e rrjedhshëm besohet q është vënë sasi e madhe e detergjentit industrial, që ka krijuar masë të madhe shkume, duke dëmtuar shumicën e lulëkuqeve të punuara me dorë.

Personat që qëndrojnë prapa kësaj vepre të ulët, mund të ndëshkohen për ‘sjellje të pamend’ si dhe ‘mungesë totale të respektit’.

Mirëpo, kjo vepër konsiderohet se është bërë nga të rinj për mahi, ndërsa nuk ka ndonjë prapavijë. Shkuma është hequr pas një kokë, ndërsa hapësira është kthyer sërish në normalitet. /Telegrafi/