LAJMI I FUNDIT:

Memorandum mirëkuptimi në mes të KPK-së, organizatave përfaqësuese të shoqërisë civile dhe KMSHK

Memorandum mirëkuptimi në mes të KPK-së, organizatave përfaqësuese të shoqërisë civile dhe KMSHK

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Jetish Maloku, ka nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit në mes të KPK-së dhe organizatave përfaqësuese të shoqërisë civile dhe të komunitetit të gazetarëve, CIVIKOS dhe KMSHK.

Në njoftim thuhet se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është ndërtimi i standardeve të komunikimit në mes të KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit me shoqërinë civile dhe mediat, duke respektuar legjislacionin penal, Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve, Ligjin për Sinjalizuesit dhe ligjet e tjera.


Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Maloku, gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, tha se me këtë memorandum synohet ndërtimi i kapaciteteve dhe i rrugëve të komunikimit për raportimin e rasteve të veprave penale te Prokurori i Shtetit, të identifikuara nga shoqëria civile dhe mediat, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e raportimeve dhe informacioneve që dërgohen në Prokurorinë e Shtetit, duke ndihmuar kështu në përfitimin e dyanshëm të nënshkruesve të marrëveshjes.

Ndërkaq, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit të gazetarëve potencuan se presin të bëhet intensifikimi e ndërveprimeve të përbashkëta të bashkëpunimit, duke mënjanuar vështirësitë eventuale ndërkomunikuese.

“Ata thanë se ky akt i hapë rrugë dialogut të strukturuar dhe ngritjes së besueshmërisë së publikut në punën e sistemit prokurorial, me anë të të prezantimit dhe publikimit transparent të kësaj pune nga ana e shoqërisë civile dhe gazetarëve”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu u tha se ky memorandum është përkrahur në mënyrë të veçantë edhe nga përfaqësuesit e USAID-it, si një ndër mbështetësit kryesorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se do t’i mbështesin iniciativat e përbashkëta në mes të sistemit prokurorial, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit të gazetarëve.

Në kuadër të nënshkrimit të këtij memorandumi është hartuar një formular bazik për mënyrën e raportimit të rasteve në prokurori, ku tregohet se si të emërtohen rastet e paraqitura nga mediat dhe shoqëria civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori