LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi viziton Halil Kastratin, i cili kishte një intervenim kirurgjik

Memli Krasniqi viziton Halil Kastratin, i cili kishte një intervenim kirurgjik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar humanistin Halil Kastrati për t’i uruar shërim pas intervinimit kirurgjik që kishte ditë më parë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka falënderuar Kastratin për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në vazhdimësi për t’iu dalë në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë, anë e kënd Kosovës.

“Pata kënaqësinë që ta vizitoj hoxhën Halil Kastrati, për t’i uruar shërimin dhe shëndet të plotë në të ardhmen, pas një intervenimi kirurgjik që kishte ditë më parë. Në vizitë na nderoi edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, Besim ef. Berisha”, ka shkruar Krasniqi.
“Hoxhën Halil Kastrati e falënderova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në vazhdimësi, duke u dalë në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë, anë e kënd Kosovës. Veçanërisht, projekti i organizatës së tij, Shtëpia e të Moshuarve, është një projekt human e fisnik që meriton vlerësim shoqëror e mbështetje institucionale”.
“Hoxhë Halilit i shprehëm respekt për angazhimin shembullor, që i shërben secilit si udhërrëfyes i veprave të mira, si dhe i uruam shëndet e jetë të gjatë, për të vazhduar misionin e tij për ndihmën e qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori