LAJMI I FUNDIT:

Memeti: Institucionet zbatojnë agjenda partiake në Maqedoni

Memeti: Institucionet zbatojnë agjenda partiake në Maqedoni

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, e ka prezantuar raportin vjetor për funksionimin e institucioneve të vendit, për të cilat thotë se janë jofunksionale dhe me agjenda partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nuk ka asnjë përparim, përkundrazi, ka stagnim dhe hapa mbrapa. Ai i akuzoi institucionet për mosbashkëpunim me Avokatin e Popullit. Memeti tha se ”Termini im” krijo kaos në shëndetin publik.

Avokati i Popullit bëri të ditur se ka patur pengesa nga Ministria për punë dhe politika sociale, ajo e shëndetësisë, MPB-ja, Ministria e Drejtësisë dhe DHP-ja, për të zbazuar procedura të plota për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.


Ai bëri të ditur se të burgosurit jetojnë në kushte të këqia, johumane, si edhe u është shkurtuar e drejta për sigurim shëndetësor, duke shtuar se është konstatuar përdorim i dhunës nga policët e burgut, si edhe brutalitet policor në kohën e protestave të Revolucionit Laraman. Avokati i Popullit ka proceduar vitin e kaluar, 4.718 raste./Telegrafi/