Melos Nallbani po vazhdon me sukses të shfaqet në ndeshjet ndërkombëtare të tenisit.

Anëtari i Klubit të tenisit të Pejës, Nallbani me sukses ka kaluar edhe kundërshtarin e dytë në turneun e tenisit në Falkoping në Suedi.


Pasi ne xhiron e pare mposhti tenistin vendas Soul Naucler me 6:2 dhe 6:4, sot Melosi shënoi fitore ndaj suedezit William Elmers.

60555276 2253924741320769 5631889726463016960 n

Pejani në këtë takim ka shënuar fitore me rezultat 2-1, në sete 6:2 , 6:7 dhe 7:5.

Në çerekfinale të turneut, Melosi gjatë ditës së nesërme do të përballet me reprezentuesin e Suedisë, Albert Saar. /Telegrafi/

60694194 460280101444746 1658268232827535360 n

telegrafi sport app