Melisa Lleshi publikon këngën e re "S'ma ndjen"

Artistja e njohur nga Shqipëria, Melisa Lleshi, ka nisur vitin e ri mbarë.
Ajo ka prezantuar projektin e ri muzikor, të parin për 2022 të quajtur “S’ma ndjen”.
Këngëtarja vjen me një paraqitje atraktive në videoklip, teksa edhe këtë herë mori vëmendje me dukjen tërheqëse e provokuese.
;
Teksti është shkruar nga Melisa dhe Stine, kurse për producimin e ‘beat’-in u përkujdes Stine Records.
Videoja i është besuar produksionit të njohur, ‘Cinematic CH’.

Melisa ndërkaq për publikun u bë më e njohur që nga pjesëmarrja në emisionin e dashurisë, “Përputhen”.
Menjëherë pas largimit nga formati, ajo bëri debutimin në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/01/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































