Melisa Lleshi publikon këngën e re “Shumë kohë”

Artistja e njohur nga Shqipëria, Melisa Lleshi, ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“Shumë kohë” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova është paraqitur gjithashtu në disa skena eksplicite.

Teksti dhe vija melodike u bë nga vetë këngëtarja me ‘beat’ dhe producim nga Lurro.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, Max Production.

Kjo këngë e Melisës tashmë ndodhet e plotë në kanalin e saj zyrtar në YouTube.
Ajo po vazhdon të jetë aktive me këngë të reja, të cilat edhe pëlqehen nga publiku. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































