Reperja e njohur, Melinda Ademi merr vëmendje çdo herë me postimet që bën në rrjetet sociale.

Zeshkania joshëse kujdeset që secilën herë të paraqitet me shumë stil, e sidomos në mbrëmjet muzikore dhe koncertet që mban.


Edhe mbrëmë (5 mars), Melinda mbajti një të tillë, ndërsa nuk ka zhgënjyer me dukjen, teksa postoi edhe disa imazhe atraktive në Instagram.

melindaademi 275260263 1070641470188290 1950929779778142951 n 2 Foto: Melinda/Instagram

Krijuesja e shumë hiteve, u shfaq e veshur me një bluzë të zezë me detaje dhe rripa lëkure, të cilën e përshtati me xhinse dypjesësh të cilat kishin po ashtu detaje nga materiali i lëkurës.

melindaademi 275196208 320226526833092 8772684044603337757 n 2 Foto: Melinda/Instagram

Melinda dukej tërheqëse dhe mjaft e kuruar me flokët e valëzuara dhe makijazh të theksuar, në njërën nga foto ajo vuri në pah të pasmet tërheqëse, ndërsa gjithë veshjen e përshtati me atlete 'Nike'.

Screenshot 10 9 Foto: Melinda/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e reperes së famshme është ”Melodia”, të cilën e lansoi në fundit të viti të kaluar e që deri tani ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/