Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Oj shpirt” mban titullin kënga e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Ky projekt duhet theksuar se është pjesë e albumit të saj të ri “Bad Diva”.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja bashkë me Mak Zogajn me producim nga Big Bang dhe Aspekt.

Për videon u përkujdes Fullmoon Production.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja nga Mitrovica vjen me klip veror, me stil e paraqitje të mrekullueshme.

Besohet që kjo këngë e 29-vjeçares do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku, që i kanë qëndruar pranë që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/