LAJMI I FUNDIT:

Melania Trump rrëmbeu ovacionet teksa shkëlqeu me dukjen 10 mijë dollarëshe në adresimin e parë të Donald Trump para kongresit (Video/Foto)

Melania Trump rrëmbeu ovacionet teksa shkëlqeu me dukjen 10 mijë dollarëshe në adresimin e parë të Donald Trump para kongresit (Video/Foto)

Melania Trump u sigurua që të rrëmbejë vëmendjen edhe në adresimin e parë të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, para kongresit.

Ashtu siç e do tradita, në adresimin e parë të një presidenti të SHBA-ve, Zonja e Parë që në këtë rast është Melania Trump, fton mysafirë special.

Momenti emocional kur mysafirët special të Melanias shpërthejnë në lot dhe ovacione. Foto: AP

Melania si mysafirë të saj special ftoi të vejën e gjykatësit konservator, Antonin Scalia – Maureen McCarthy Scalia dhe të vejat e dy policëve të vrarë nga imigrantët ilegalë.


Rrëfimi i fotografit që nisi karrierën e Donald Trump (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi i fotografit që nisi karrierën e Donald Trump (Foto)

Melania u shfaq në adresimin e parë të bashkëshortit të saj president para kongresit bashkë me vajzën Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Ivanka për dukjen e saj sipas E News ka shpenzuar një tre mijë dollarë për fustanin e saj të kuq, por tejet elegant.

Ndryshimet e Ivanka Trump ndër vite (Foto)
Lexo po ashtu Ndryshimet e Ivanka Trump ndër vite (Foto)

Melania nga ana tjetër shkëlqeu duke rrëmbyer ovacionet e të pranishmëve, sidomos mysafirëve që ajo ftoi, në dukjen e saj glamuruze për të cilën ajo shpenzoi jo më pak se 9 mijë e 600 dollarë.

Melania Trump duke marrë ovacionet. Mbi të në fustan të kuq vajza Ivanka, kurse në krahun e majtë të saj bashkëshorti Jared Kushner. Foto: AP

Vetëm xhaketa e punuar nga Michael Kors ka kushtuar 5 mijë dollarë, teksa fundi plot 4 mijë e 600 dollarë.

Melania Trump nga mediat botërore është krahasuar edhe me ikona si princesha Diana, por mbetet të shihet me kohën nëse ajo do t’ia dalë të ketë ndikimin e njëjtë sikurse dikur princesha e shumë përfolur angleze. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
Kalo në kategori