LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Sivjet 1 miliard euro remitanca, pritet rritje ekonomike deri 4 për qind

Mehmeti: Sivjet 1 miliard euro remitanca, pritet rritje ekonomike deri 4 për qind
Foto: Arkiv

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se sipas vlerësimeve, rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të shënojë rritje të ngadalësuar prej 3 deri 4 për qind, kryesisht për shkak të tkurrjes së kërkesës së brendshme dhe rritjes së importit, ndërsa eksportet kanë ndikuar pozitivisht.

Në konferencën e fundvitit, guvernatori Mehmeti ka thënë se viti 2022 ka shënuar një ritëm më të shpejtë të rritjes edhe për remitancat e dërguara nga diaspora në Kosovë.


Sipas tij, vlera e remitancave të pranuara deri në fund të muajt tetor 2022, është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore 5.5 për qind.

Rritja e kërkesës së brendshme në Kosovë gjatë këtij viti është reflektuar në një vlerë më të lartë të importit të mallrave, i cili deri në shtator 2022 ka shënuar vlerën 4.15 miliardë euro apo një rritje vjetore prej 24.6 për qind. /KP/