LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti do të jetë këshilltare e deputetit austriak Schennach

Mehmeti do të jetë këshilltare e deputetit austriak Schennach

Ermira Mehmeti, ish-zyrtare dhe deputete e BDI-së, është angazhuar si këshilltare nga Parlamenti austriak.

Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.


“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi për Gazetën Lajm, Ermira Mehmeti. /Telegrafi/