LAJMI I FUNDIT:

Mehaj vizitoi Komandën e Stërvitjes në Ferizaj: 316 rekrutët e rinj, nder dhe krenari duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut

Mehaj vizitoi Komandën e Stërvitjes në Ferizaj: 316 rekrutët e rinj, nder dhe krenari duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj.

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në komandë ai është pritur nga Komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.


“Është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut”, ka thënë Mehaj. /Telegrafi/