Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur thellësisht i prekur nga tragjedia që ka ndodhur të shtunën mbrëma në lumin Lepenc në Shkup, ku si pasojë e një aksidenti trafiku kanë humbur jetën tre qytetarë të Kosovës.
Mehaj teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ka thënë se i gjithë angazhimi nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut ka qenë në nivelet më të larta të mundshme.
“Thellësisht të prekur nga tragjedia e cila ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre qytetarë tanë, në këto momente të rënda jemi pranë familjes dhe të afërmve që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Ministri tutje ka bërë të ditur se menjëherë pasi kanë marrë njoftimin për aksidentin, kanë filluar koordinimin me ambasadën në Shkup dhe autoritetet maqedonase, “nga ku edhe kemi marrë kërkesën për mbështetje me ekipet tona të AME-së, Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Kërkesës ju kemi përgjigjur menjëherë dhe në orën 00:40 ekipi ynë ka qenë në vendin e ngjarjes. Sot pas një pune intensive ekipet tona së bashku me ekipet e shtetit Maqedonas kanë arritur të nxjerrin veturën e aksidentuar dhe trupat e pajetë të qytetarëve tanë”.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, falënderoj autoritetet e Maqedonisë së Veriut për punën, bashkëpunimin dhe koordinimin me ekipet dhe njësitet tona që kanë qenë në kërkim të qytetarëve tanë. Në veçanti falënderoj Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së veriut, znj. Slavjanka Petrovska si dhe Gjeneral Besnik Emini, i gjithë angazhimi nga të dyja palët ka qenë në nivelet më të larta të mundshme”, ka shkruar mes tjerash Mehaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nis takimi i Konjufcës me partitë politike – diskutohet për seancën konstituive të Kuvendit

Shkrirja e VLEN-it në një parti, Mexhiti: E ftoj Taravarin të reflektojë, nuk mund të bisedojë me BDI-në derisa është pjesë e koalicionit

Mbërrin në Durrës luftanija “Libra”, dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

Daut Dauti publikon një fotografi të rrallë – Kurti dhe Krasniqi në një bisedë shoqërore në Londër

Dhunohet seksualisht për një vit e mitura në Prishtinë, nisin hetimet për të dyshuarin

Takimi me Konjufcën - kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë, dërgojnë përfaqësues

Haradinaj refuzon çdo takim me Kurtin: Ata që e mbështesin vazhdimin e qeverisjes së tij, i bëjnë dëm Kosovës

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat