Meghan magjepsi publikun me një fustan të ngushtë ngjyrë ari, përgënjeshtroi thashethemet për shtatzëninë

Meghan Markle magjepsi me ardhjen e saj të papritur në “Women of Vision Awards” në Nju-Jork. U shfaq e shoqëruar nga princi Harry.
Dukesha tregoi pak më shumë trupin me një fustan floriri të dizajnuar nga Joanna Ortiz, i cili kushtoi 1.850 dollarë. Fustani midi prej floriri përmbante një hapje të vogël diamanti dhe një prerje deri tek gjuri.
Ajo kompletoi kombinimin e saj të modës me taka ari Tom Ford me vlerë prej 1.350 dollarësh dhe bizhuteri ari. Markle zgjodhi një grim të thjeshtë, i stiloi flokët me tallaze dhe i hodhi në njërën anë.

Harry veshi një kostum klasik të zi për këtë rast dhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij gjatë gjithë mbrëmjes.
Nga
Telegrafi
19/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































