LAJMI I FUNDIT:

Megan Thee Stallion tregon flokët natyrale

Megan Thee Stallion tregon flokët natyrale

Megan Thee Stallion mund të quhet lehtësisht mbretëresha e eksperimenteve.

Duke kaluar kohë në Instagramin e saj mund të gjeni pa fund ide inspiruese për ndryshimin e radhës.


Përveç se dëshiron të eksperimentoj sa më shumë, ajo është duke u munduar të rris sa më shumë flokët e saj natyral.

Kellon Deryck është parukieri me të cilin zakonisht Megan bashkëpunon, dhe së fundmi gjatë një vizite tek ai Megan zgjodhi të shfaq flokët e saj natyral.

Duke i bërë një video dredhave të saj, ajo thotë: “Kellon dhe unë do të shohim sa të shëndetshëm dhe të gjatë mund t’i bëjmë flokët”, para se t’u kërkonte ndjekësve të saj të ndanin ndonjë nga linjat e tyre të preferuara të kujdesit për flokët me të.

View this post on Instagram

A post shared by Hot Girl Meg (@theestallion)


Flokët e saj siç shihet janë shumë të gjatë dhe duke marrë parasysh sasinë e eksperimenteve, gjendja është fantastike. /Telegrafi/