LAJMI I FUNDIT:

Megan Thee Stallion shfaqet me grim mahnitës në “Coachella” pasi njoftoi një pushim nga grimi

Megan Thee Stallion shfaqet me grim mahnitës në “Coachella” pasi njoftoi një pushim nga grimi

Pak javë më parë, Megan Thee Stallion propozoi se do të qëndronte pa grim deri në “Coachella” dhe si një nga kryesueset e festivalit, ajo sigurisht riktheu grimin e plotë në skenë.

Reperja tërhoqi vëmendje me grimin mahnitës së bashku me kostumin koordinuese.


Me grimin e bërë nga një prej artisteve të saj të preferuara, Lauren Elise Child, fytyra e Megan shkëlqeu me metale rrezatuese dhe grim grafikë.

Megan kishte veshur një trupore argjendi me porosi nga Dolce & Gabbana, të zbukuruar me kristale Swarovski të punuar në bashkëpunim me Julian Mendez Couture.

Megan Thee Stallion shfaqet natyrale, thotë se do të mundohet të mos përdor grim deri në performancën e saj të ardhshme në “Coachella”
Lexo po ashtu Megan Thee Stallion shfaqet natyrale, thotë se do të mundohet të mos përdor grim deri në performancën e saj të ardhshme në “Coachella”

Ajo gjithashtu tundi kokën plot me kaçurrela voluminoze të stiluara nga stilisti i famshëm i flokëve Kellon Deryck dhe thonj të gjatë të gjelbër me dizajne të manikyristes nga Los Angeles, Coca Michelle.

“Hottiechella”, shkroi reperja krahas një sërë fotosh nga performanca e saj në “Coachella”.

Veshjet më të mira të të famshmëve në “Coachella 2022”
Lexo po ashtu Veshjet më të mira të të famshmëve në “Coachella 2022”

Ndonëse është e vështirë të konfirmohet me të vërtetë nëse Megan ishte plotësisht pa grim deri në “Coachella”, disa nga ndjekësit e saj me sy shqiponjë nxituan të thërrasin një foto që ajo postoi më 10 prill, ku duket se ajo është e veshur me një grim të plotë. Megjithatë, është e paqartë se kur është realizuar foto. /Telegrafi/