Ditë më parë rep-artistja e njohur, Megan Thee Stallion ishte qëlluar me armë, me ç’rast ishte dërguar në emergjencë.

Incidenti kishte ndodhur gjatë një mbrëmje,  ku dyshja kishin dalë nga e njëjta festë, shkruan Mirror.


Gjatë një paraqitje të reperes në rrjetin social Instagram, tregon se nuk i kishte treguar policisë për incidentin, pasi ata kishin qenë shumë agresiv.

0 Megan Thee Stallion update

Nga kjo qasje e organeve kompetente, Megan kishte qenë e frikësuar se mos do të qëllohet për vdekje nga ta.

Ndërkaq, besohet se Tory Lanez kishte qenë në makinë së bashku me Megan, në momentin kur ajo u qëllua.

0 Megan Thee Stallion

Ajo ishte qëlluar në këmbë, ndërsa i ishte dashur që t’i nënshtrohej një operacioni sa më shpejt që ishte e mundur.

Megan ndër të tjera shtoi se para se Lanez ta qëllonte, dyshja kishin pasur një konflikt verbal mes vete. /Telegrafi/

0 Megan Thee Stallion 1