Megan Fox mahnit me pamjen e saj vetëm shtatë muaj pas lindjes

Megan Fox u rikthye në qendër të vëmendjes me një paraqitje mahnitëse, vetëm shtatë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj, Saga Blade, me reperin Machine Gun Kelly.
Aktorja 39-vjeçare u fotografua në Los Angeles të shtunën, ndërsa dilte nga një event pyetje-përgjigje për filmin klasik “Jennifer’s Body”, ku kishte luajtur rolin kryesor.
Fox, e cila sipas raportimeve është ribashkuar me MGK pas ndarjes së bujshme vitin e kaluar, shkëlqeu me një fustan ngjyrë nudo me korse dhe detaje të kuqe që theksonin figurën e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.

Pjesa e poshtme e fustanit kishte një çarje të thellë në kofshë, ndërsa rruazat e kuqe rreth dekoltesë i shtonin një prekje joshëse dhe elegante. Ajo e plotësoi pamjen me një gjerdan të kuq dhe flokë të valëzuar që i binin mbi shpatulla.
Eventi u mbajt në Muzeun e Akademisë së Filmit, ku Megan iu bashkua regjisores Karyn Kusama për një diskutim mbi filmin që, ndonëse në fillim nuk u prit mirë nga kritika, sot konsiderohet një klasik kult me një vazhdim të mundshëm në zhvillim.

Kusama konfirmoi për Deadline se shkrimtarja Diablo Cody po punon mbi një skenar “argëtues dhe të çmendur”, që mund ta rikthejë historinë ikonike në ekran.
Dalja e fundit e Megan vjen në të njëjtën periudhë kur burime për People raportojnë se ajo dhe MGK po kalojnë më shumë kohë së bashku, duke u përqendruar në vajzën e tyre të vogël.

“Ata po e vënë fëmijën në radhë të parë dhe kjo i ka afruar shumë”, ka thënë një burim. “Ai është i mrekullueshëm me foshnjën dhe ajo është shumë e lumtur”.
Gjatë një paraqitjeje në “The Jennifer Hudson Show”, MGK e quajti aktoren një “nënë fenomenale” dhe tregoi se vajza e tyre ka një ngjashmëri të madhe me të dy.
“E pata me një person që është partneri më i mirë me të cilin kam pasur një fëmijë”, u shpreh ai me emocion, duke e përshkruar ardhjen në jetë të Sagës si “një histori epike dashurie, dhimbjeje dhe magjie”. /Telegrafi/




























































