Megan Fox dukej njësoj si sirena e filmave vizatimorë Jessica Rabbit teksa doli në tapetin e kuq në eventin “Time100 Next Gala” në New York të martën, me të fejuarin e saj Machine Gun Kelly.

Ndërsa çifti mbërriti në ngjarjen e mbushur me yje, e cila bashkon figurat që lënë gjurmë në një sërë industrish, ylli 36-vjeçar debutoi flokët e kuqe teksa kishte të veshur një fustan ngjyrë ari të ndezur me një të çarë dramatike në njërën anë.


Nëna e tre fëmijëve - e cila kohëve të fundit nxiti thashethemet se ka rritur gjoksin, kishte zgjedhur një makijazh të theksuar për një shkëlqim të këndshëm për ceremoninë.

63858405 11355237 image a 39 1666766599451

Ajo përfundoi pamjen magjepsëse me një çantë dhe këpucë me taka gjithashtu ngjyrë ari dhe dukej e mahnitshme teksa pozonte para kamerave.

63857283 11355237 Rocker Her husband to be 32 cut an edgy figure in a barely there a 8 1666763077723

Bashkëshorti i saj i ardhshëm, 32 vjeç, kishte gjithashtu një dukje elegante, e përbërë nga një korse të tejdukshëm, pantallona dhe një gjerdan me zinxhir argjendi.

63854193 11355237 Holding hands The duo were seen holding hands as they arrived to a 38 1666763571707

Reperi, la flokët e tij të gjatë bionde platin të stiluar pjesërisht në topuz, ndërsa pjesën tjetër i lëshoheshin sipër.

Dyshja pozuan së bashku gjatë hyrjes në event dhe ishin ndër personazhet që morën vëmendje të madhe.

63854191 11355237  The leaders featured on this year s TIME100 Next list have demo a 28 1666763570842

Përveç çifti, Jeannette McCurdy, Lily Collins, Keke Palmer, Lily Collins, Law Roach, Joe Alwyn dhe shumë të tjerë të famshëm ishin të gjithë të pranishëm në mbrëmjen solemne. /Telegrafi/

63858411 11355237 image a 36 1666766518234

63854189 11355237 New look As the power couple arrived to the star studded event w m 7 1666763063120

63854641 11355237 Edgy The rapper who displayed his extensive ink collection acros a 39 1666763571708

63858417 11355237 image a 48 1666766784165