Laguna e Karavastasë është pjesë e rëndësishme e projekteve të iniciativës “MedWet”. Kjo është një iniciativë që bashkon 27 shtete të Mesdheut për të mbrojtur zonat ligatinore.
Në faqen e saj zyrtare MedWet i ka dedikuar Lagunës së Karavastasë një reportazh të detajuar ku përshkruhen bukuritë dhe veçoritë e kësaj zone shumë të rëndësishme për Mesdheun:
Në vjeshtë, një prej vendeve që do të dëshironit të vizitonit në Shqipëri është Laguna e Karavastasë. Nëse dëshironi të ndjeni aromën e pishave gjatë gjithë ditës, të shihni fluturimin e pelikanëve dhe flamingove, atëherë duhet të shkoni në Lagunën e Karavastasë.
Karavastaja është laguna më e madhe në Shqipëri. Ajo ndodhet në bregun lindor të detit Adriatik, ka një sipërfaqe prej 4 300 hektarësh brenda dhe ndodhet brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Vetë parku ka një sipërfaqe prej 22,230 hektarësh dhe përmban pyje me bimësi karakteristike, laguna, toka bujqësore, duna rëre si dhe toka jopjellore. Laguna e Karavastasë është shpallur një Zonë e Smeraldtë sipas Konventës së Bernës në 2008, një Zonë e Rëndësishme Zogjsh, si dhe një Ligatinor me Rëndësi Ndërkombëtare (ose Zonë Ramsar) që prej 1994.
Laguna është toka ligatinore më e madhe në Shqipëri për zogjtë migratorë, duke siguruar për ata një habitat të përshtatshëm për t’u ushqyer, kaluar dimrin, shumimin dhe ngritjen e foleve. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në Shqipëri ku mund të rritet pelikani kaçurrel. Ishujt natyrorë brenda lagunës janë elementi më i rëndësishëm i kësaj zone për ruajtjen e zogjve. Për të shmangur shqetësimet në vende të tjera, pelikanët tani i ngrenë foletë e tyre vetëm në këta ishuj. I gjithë procesi i riprodhimit të pelikanëve fillon në janar dhe mbaron në qershor çdo vit.
Sipas censusit të fundit për migrimin dhe dimërimin e zogjve, si dhe studimet e zhvilluara në këtë ekosistem, numërohen rreth 240 lloje zogjsh në një vit. Ia vlen të përmendet se për censusin e vitit 2018 ka pasur 50 000 shpendë ku dominonin harabelat. Përveç zogjve, parku është shtëpia e shumë lloje insektesh, amfibësh, zvarranikësh, gjitarësh dhe molusqesh, disa prej të cilëve janë në prag të zhdukjes.
Në Lagunën e Karavastasë ka gjithashtu disa monumente natyror siç është pisha e famshme katër shekullore, Ishulli i Pelikanit që është i vetmi vend ku shumohet pelikani kaçurrel në Shqipëri, Kordoni Litoral dhe Dunat e Oazit të Divjakës, që ofrojnë një pamje magjepsëse.
Me një stil bizantin dhe zona antike arkeologjike, laguna ka gjithashtu një rëndësi kulturore dhe historike. Ajo është gjithashtu një zonë me potencial turistik. Çdo vit, zhvillohen vazhdimisht aktivitete për vëzhgimin e zogjve, ku numërohen më shumë se 400 000 vizitorë në vit, 42 000 prej të cilëve janë turistë të huaj.
Laguna e Karavastasë përbën një burim të ardhurash për popullsinë lokale që jeton brenda parkut tradicional. Këtu, njerëzit varen nga laguna për jetesën e tyre duke u marrë me zejtari, me restorante të vogla, duke zhvilluar guida për turistët dhe peshkim tradicional, duke respektuar teknikat dhe periudhat e peshkimit.
Kullat e drurit, të ngritura kohët e fundit në mes të pyllit, ka rritur numrin e grupeve familjare që dëshirojnë të shkojnë për të kaluar një drekë dhe për të ngjitur këto kulla 30 metërshe që u mundësojnë atyre të shohin mbi parkun me pisha të larta.
Në lagunë mund të organizohen gjithashtu kajak ose udhëtime të vogla me varka. Ndërkohë që lundroni përreth lagunës, mund të imagjinoni se ndodheni në një mjedis perfekt, ndërkohë që zhyteni në qetësinë e kësaj zone. Ndodheni në një botë tjetër apo kjo është reale?
Liqeni është gjithashtu një tërheqje për të porsamartuarit, të cilët e vizitojnë për të bërë foto në kujtim të një prej çasteve më të rëndësishme të jetëve të tyre. Këto foto do të përjetësojnë çastet e një dite të mbushur me romancë dhe dashuri, kur dy shpirtra bëhen një. Çfarë fillimi i mrekullueshëm për një tjetër udhëtim bashkërisht brenda vetë jetës!
Një moratorium mbi gjuetinë është miratua në Shqipëri që synon të rrisë numrin e kafshëve të egra dhe zogjve migratorë në vend, edhe ato që janë në rrezik zhdukjeje. Si pasojë e këtij moratoriumi, numri i zogjve të ujit në 2018 kishte arritur më shumë se 47 000 në Parkun Kombëtar të Karavastasë dhe numri i flamingove në park ka arritur mbi 4 000 individë.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM Fier) po punon me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të aplikuar projektin e “NaturAL”, “Forcimi i kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës – përgatitje për rrjetin Natyra 2000”.
Ky projekt synon të ndalojë humbjen e biodiversitetit në Shqipëri nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe të vendosë bazat për implementimin e ardhshëm të rrjetit evropian “Natyra 2000”.
AKZM Fier po punon gjithashtu në një tjetër projekt për mbrojtjen dhe menaxhimin e pelikanit kaçurrel në detin Mesdhe, që financohet nga “Noe Conservation” me qendër në Francë. /ATSH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës