Në një intervistë për televizionin rus, Medvedev tha se ai konsideron se sanksionet duhet të jenë mjeti i fundit, dhe theksoi se masat e tilla duhet të kenë mbështetje në ligj.

Medvedev gjithashtu tha se Rusia do ta shoqërojë njohjen e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë me marrëveshje për ndihma ekonomike dhe ushtarake.

Medvedev tha se marrëveshjet do t'i shtrojnë bazat për marrëdhënie "aleatësh" me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut.

Ai nuk tha se kur do të nënshkruhen dokumentet, por mediat ruse raportuan se kjo mund të ndodhë brenda disa ditësh. /rel/