LAJMI I FUNDIT:

MAKTH

MAKTH

Poezi nga: Abdulah Sidran (2 tetor 1944 – 23 mars 2024)
Përktheu: Ahmet Selmani

Çfarë po bën, o bir?
Ja, po ëndërroj, o nënë. Po ëndërroj, o nënë, si këndoj,
ndërkaq ti në këtë ëndërr më pyet: Çfarë po bën, o bir?

E për çfarë po këndon në ëndërr, o bir?


Po këndoj, o nënë, si pata shtëpi,
por tani nuk e kam më. Ja, për këtë po këndoj, o nënë.

Po këndoj si kisha zë, o nënë, edhe gjuhën time si e kisha.
Kurse tani nuk kam as zë e as gjuhë.

Për zërin që s’e kam, për gjuhën që s’e kam,
për shtëpinë që s’e kam, ia marr këngës, o nënë.