Mediet pro-Kremlinit po e promovojnë vaksinën ‘Sputnik V’ si një mjet propagande në Amerikën Latine

Promovimi i vaksinës ruse “Sputnik V” ka marr një fokus të veçantë në audiencën spanjishtfolëse të Amerikës Latine.
Ndryshe nga kjo, kur publikimet në mediet pro-Kremlin në gjuhën spanjolle qarkulluan teori konspirative se, Aleanca Veri-Atlantike po e përdor pandeminë COVID-19 për t’u zgjeruar në Paqësor, ato tani përqendrohen në krijimin e një atmosfere të pranueshme për vaksinën e prodhuar nga Rusia.
Sipas EUvsDisinfo, përcjell Telegradi, kur synojnë audiencën e Amerikës Latine, mediet pro-Kremlin ndjekin një qasje për të formuar në mënyrë të favorshme mjedisin e informacionit: mbulimi sa më i gjërë i pandemisë COVID-19, ndiqet me mesazhe të vazhdueshme për sukseset e “Sputnik V” dhe dështimet e prodhuesve të tjerë të vaksinave.
Në të njëjtën kohë, çdo pyetje lidhur me sigurinë e vaksinës ruse hidhet poshtë si paragjykim anti-rus.
Dashuria për ‘Sputnik V’ në mediet sociale
Deri në fund të muajit nëntor, mediet pro-Kremlin që publikojnë në gjuhën spanjolle kanë botuar mbi 440 artikuj rreth Coronavirusit dhe pandemisë.
Ndikimi i tyre është më i dukshëm në mediet sociale, ku artikujt e Russia Today (RT) dhe Sputnik duke përmendur vaksinën u shfaqet 3.4 milionë herë.
Ndoshta është e kuptueshme që njerëzit e duan një vaksinë, por përmbajtja ka shkaktuar paqartësi dhe ka arritur të tërheqë vëmendjen në mediet sociale.
Për shembull, një artikull i Sputnik Mundo që pretendon se, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Microsoft po sabotojnë vaksinën ruse ka grumbulluar mbi 45 mijë reagime në Facebook.
Një histori tjetër shfrytëzoi ndjenjat anti-globaliste duke pretenduar se, vaksina ruse shkatërroi biznesin e “Big Pharma” dhe se “Sputnik V” është një vaksinë humanitare. Artikulli mori mbi 160 mijë reagime në Facebook.
Profilet e RT dhe Sputnik në gjuhën spanjolle në rrjetet sociale ndiqen nga mbi 26 milionë përdorues, kurse në llogaritë e tyre në gjuhën angleze kanë 19 milionë ndjekës, ruse 6 milionë ndjekës, franceze 3 milionë ndjekës dhe gjermane 1.3 milion ndjekës.
Mediat pro-Kremlin kanë provuar të jenë një mjet efikas i propagandës të sponsorizuar nga shteti.
Sipas medieve ruse, mbi 50 vende kanë kërkuar të blejnë vaksinën “Sputnik V”, mes tyre është Brazili, Meksika dhe Venezuela. Nga perspektiva e Sputnikut, e vetmja gjë që është në gjendje ta ngadalësojë shpërndarjen e “Sputnik V” janë Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë frymë, çdo zë kundër sigurimit të vaksinës ruse nga vendet e Amerikës Latine do të atakohet me një reagim të ashpër nga mediet pro-Kremlin. Rasti në fjalë është Argjentina, presidenti i së cilës tha se, do të blinte deri në 25 milionë doza të “Sputnik V”.
Derisa Sputnik në spanjisht tha se, për Argjentinën kjo është mundësia për ta lënë “karantinën e përjetshme”, mediet vendore ishin skeptike. Për shembull, e përditshmja argjentinase La Nacion, publiko një studim të qendrës së pavarur ruse për sondazhe Levada Center, ku thoshte se 59 për qind e rusëve do të refuzonin ta merrnin vaksinën “Sputnik V”.
Lidhur me këtë ka reaguar zëvëndësredaktorja e RT në gjuhën spanjolle, Inna Afinogenova, e cila gjithashtu drejton një kanal të njohur në YouTube.
Afinogenova vetë ka dalë vullnetare për t’u vaksinuar me “Sputnik V” dhe ka qenë një nga avokatët e saj më të zëshme. Një nga videot e saj e cila është shikuar mbi 500 mijë herë thotë se, “Big Pharma do të humb miliona dollarë për shkak të vaksinës”.
Problemi i kredibilitetit
Narrativat që akuzojnë mediet botërore për paragjykim “anti-rus” dhe madje përpjekjen për të diskredituar vaksinën “Sputnik V” nuk janë unike për publikimet pro-Kremlin në gjuhën spanjolle.
Për shembull, një shkrim i botuar së pari nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, që është e kontrolluar nga shteti, thotë se interesat farmaceutike qëndrojnë mbrapa për të diskredituar vaksinën ruse.
Të mendosh rreth paragjykimeve të supozuara anti-ruse është ndoshta më e përshtatshme për redaktorët e medieve pro-Kremlin, sesa adresimi i besueshëm i problemit.
Testimet e “Sputnik V” janë duke treguar rezultate premtuese, megjithëse një optimizëm i tillë bazohet në prova jo të plota.
Mediet pro-Kremlin, të cilat në të kaluarën kanë pretenduar se, SHBA-ja po e instrumentalizon helmimin e Alexei Navalnyt, i njohur si kritik i ashpër i Vladimir Putnit është për të bllokuar vaksinën “Sputnik V” dhe se Coronavirusi është krijuar në laboratorët biologjik të NATO-s.
Prandaj, krijimi i besueshmërisë kërkon shumë më shumë përpjekje sesa të tregosh histori që shërbejnë për propagandë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët