Mediat serbe: Sa shumë e duan njëri-tjetrin, huliganët kroatë dhe shqiptarë së bashku ofendojnë Serbinë (Video)

Atmosfera e përbashkët që po krijojnë tifozët shqiptarë dhe ata kroatë, para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë – padyshim se nuk u pëlqen serbëve.
Mediat e Serbisë i kanë kushtuar vëmendje atmosferës vëllazërore në Shkodër dhe kanë raportuar, por vetëm ashtu si dinë ata.
Sipas tyre, tifozët kroatë dhe shqiptarë kanë kaluar kohë së bashku dhe kanë festuar duke e lëvduar njëri-tjetrin, ndërsa njëkohësisht e kanë ofenduar Serbinë me fjalët: “Kosova është Shqipëri...”.
Kosova zhvillon ndeshjen e parë nikoqire në një turne zyrtar ndërkombëtar nga ora 20:45. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































