Fotot e Shaqirit nuk nxisin reagime vetëm në Instagram. Edhe mediat serbe tash po drejtojnë “shigjetat” kah futbollisti shqiptar i Kosovës.
Teksa ende kombëtarja e Zvicrës po përjeton sulme frustruese nga kombëtarja e Brazilit e cila u tregua gjithçka pos dinjitoze, tash kombëtarja helvete po sulmohet edhe nga kampi tjetër kundërshtar, ai i Serbisë, shkruan 20min.ch. Dhe, në fokus është askush tjetër pos Xherdan Shaqirit.
Futbollisti ofensiv përkujdeset edhe për kryetitujt e mediave serbe. Diskutim i nxehtë ende është për një foto të tij në Instagram në fund të muajit maj, ku ai tregoi këpucët e tij të lojës. Në këto këpucë siç dihet është flamuri i Zvicrës, ashtu edhe ai i Kosovës. Që prej publikimit të kësaj foto, Shaqiri po ofendohet në komente nga serbët.
https://instagram.com/p/BjINvT0nPLl/?utm_source=ig_embed
Flamuri i Kosovës në këpucë
Në një artikull të gazetës serbe “Kurir” me titullin përçarës: “Sulmuesi i Serbisë i bën ndan shqiptarët në kombëtaren e Zvicrës në dy pjesë”, e për këto këpucë po ashtu komentoi edhe futbollisti Aleksander Mitrovic.
“Gjestin me flamurin e Kosovës nuk e kam marrë si provokim. Ajo është gjëj e tij dhe unë nuk duhet që fare të interesohem për këtë”, tha Mitrovic, para se të lansonte një thumb tjetër.
“Pasi që e duan kaq shumë Kosovën, pse atëherë po mbrojnë ngjyrat e një vendi tjetër? Unë e njoh Shaqirin edhe jashtë prej futbollit dhe është një person i mrekullueshëm, për të cilin është i rëndësishëm fer pleji. Është gjëja e tyre që të bartin këto këpucë dhe me ato të fotografohen. Detyra jonë është që të luajmë aq mirë sa që të ishte ndeshja jonë e fundit e karrierës”.
Edhe portali serb “Srbin.info” shkruan: “Futbollisti zviceran Shaqiri ka filluar një luftë të veçantë kundër Serbisë, kur zbuloi një foto në publik e cila shfaq flamurin e Kosovës”.
“Nuk kemi frikë nga askush”
Reagime të nxehta nxiti edhe një fotografi tjetër që Shaqiri e postoi në fillim të dhjetorit. Aty shihet ai dhe lista e Grupit E. Në fund të listës është Serbia. Sipas portalit serb “srbin.info” është edhe ky një provokikm nga Shaqiri, që kinse ky është një mesazh ng Shaqiri që e sheh Serbinë të fundit në grup. Për këtë foto, Shaqiri shkroi: “Më pëlqen ky short, po ju?”. Edhe në këtë postim shqiptarët dhe serbët u përplasën ashpër në komente.
https://instagram.com/p/BcKrrmhHxwU/?utm_source=ig_embed
Deklarata e Shaqirit pas ndeshjes ndaj Brazilit po ashtu nuk u prit mirë nga medait si “Vesti” dhe “Kurir”. Shaqiri deklaroi pas ndeshjes ndaj Brazilit: “Ne nuk kemi frikë nga askush. Ne i dimë aftësitë tona, ne kemi lojtarë të mrekullueshëm. Tash është fokusi në Serbinë dhe ne kemi besim në një rezultat pozitiv. Shrpesoj se njerëzit do të fillojnë të marrin më seriozisht Zvicrën”.
“Humbja është në ADN-në e tyre”
Është e qartë se serbët po thonë se po ndihen të provokuar nga shqiptarët.
“Kjo është më shumë se një ndeshje ndaj Serbisë, shqiptarët do të jenë edhe më të motivuar sepse e konsiderojnë kombëtaren e Zvicrës për shkak të shqiptarëve të shumtë si ekipin e tyre B”, shkruajnë “Telegraf.rs” dhe “Kuriri”, të dy këto media nga Serbia.
Aq larg kanë shkuar këto media, sa që e kanë marrë seriozisht një postim të lloarisë në Twitter, “Albanian Soccer”.
“Kjo ndeshje është plot emocione. Ne do t’u tregojmë serbëve se humbja është në ADN-në e tyre”, kishte shkruar Albanian Soccer në Twitter.
“Tash, kjo është vetëm një ndeshje futbolli”
A po i nervozon serbët vërtet Shaqiri apo ata duan vetëm të tërheqin vëmendjen dhe të nxisin emocione në publikun serb, është ende e paqartë. E qartë është se Shaqiri ashtu edhe lojtarët tjerë po përgatiten shumë si fizikisht ashtu edhe psiqikisht para ndeshjeve të mbetura.
Se Shaqiri di të dallojë politikën nga sporti, beson një medium më serioz serb, Blic Sport që shkruan:
“Shumë njerëz mendojnë se këtu bëhet fjalë për politikë dhe presin shumë prej tij, pasi që është nga Kosova. Serbia ka luftuar me Kosovën, por tash kjo është vetëm një luftë futbolli dhe asgjë tjetër”.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premtën nga ora 20:00 në Kaliningrad. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMan City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025