LAJMI I FUNDIT:

Mediat greke: Ndërhyrja e Turqisë po pengon arritjen e Marrëveshjes së Detit

Mediat greke: Ndërhyrja e Turqisë po pengon arritjen e Marrëveshjes së Detit

Greqia po has pengesa serioze në mbylljen e problemeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kështu shkruan gazeta greke Ta Nea, duke nënvizuar se qeveria greke aktualisht është e bllokuar në politikën e saj të jashtme në Ballkan.

Datat kritike në qershor dhe korrik për perspektivën euroatlantike të Shqipërisë dhe Maqedonisë po skadojnë edhe për shkak të ndërhyrjes së Turqisë, ndonëse Athina kërkon medoemos të gjejë zgjidhje për dy çështjet e mësipërme, shkruan Java News.


Sipas gazetës, rruga drejt zgjidhjes së mosomarrëveshjeve dëshmon të jetë shumë më e vështirë sesa pritshmëritë fillestare nga ministri Kotzias.

Negociatat për Marrëveshjen për Zonat Detare me Shqipërinë përballen me vështirësi serioze kryesisht pas ndërhyrjes së Presidenti shqiptar Ilir Meta për të përcaktuar qartë linjat e kuqe të Tiranës.

Kjo bëri që vizita e planifikuar e Kryeministrit Aleksis Tsipras në Tiranë të shtyhet edhe pse gjithhcka ishte koordinuar pas ftesë që homologu i tij shqiptar Edi Rama i kishte bërë në takimin e Davosit në janar.

Krahas këtij kontektsi, sipas gazetës greke, kryeminisri Rama nuk heziton të ‘flirtojë’ me Turqinë, çka e tregoi me vizitën e zhvilluar në 22 mars në Ankara ku u takua me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori