LAJMI I FUNDIT:

Media serbe: Sempre në vend të Plazma – një dëshmi e re e patriotizmit në Kosovë

Media serbe: Sempre në vend të Plazma – një dëshmi e re e patriotizmit në Kosovë

Pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe, televizioni serb N1 ka bërë një shkrim, ku e ka cilësuar si patriotizëm, zëvendësimin e Plazma me produktin vendor Sempre.

Në këtë artikull të bërë më qytetarët e Kosovës, N1 thotë se pas vendosjes së taksës, në vendin tonë gjithnjë e më pak ka prezencë të produkteve ushqimore serbe dhe njëra prej tyre është Plazma. Megjithëse kjo ishte në mesin e biskotave më të njohura para vendosjes së taksës, tashmë ka një disponim se kjo mund të zëvendësohet.

Një video humoristike ku tregon se një kuti Plazma në Kosovë kontrabandohet për 650 euro u bë virale në internet. Tre muaj pas kësaj videoje, autori i saj, Miran Ramadani, thotë se qytetarët në Kosovë tradicionalisht ishin të lidhur me produktet serbe, por që nga vendosja e masave të fundit kjo tashmë ka ndryshuar.

“Ne donim t’iu tregojmë qytetarëve se kjo nuk mund të zëvendësohet. Kjo sarkazëm ka pasur një qëllim që të shpjegojmë se Plasma pa asnjë problem mund ta zëvendësojë produktin e ngjashëm me emrin Sempre që gjendet në Kosovë”, shpjegon Ramadani për për N1, përcjell Telegrafi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në një fabrikë, tha se fëmijët e tij në vend të Plazma po ushqehen me Sempre, një biskotë e prodhuar në vend.

Qytetarët në Prishtinë për N1, thonë se ata kanë zëvendësuar Plasma për Sempre edhe pse fabrika tani është në pronësi të kompanisë amerikane Coca Cola.

“Unë i bojkotoj plotësisht produktet serbe dhe nuk blej asnjëherë. Ndërsa hanim Plazma, fëmijët tanë u rritën me këto produkte”, thotë një qytetar.

“Edhe para vendosjes së taksës, fëmijët e mi nuk përdorën Plazma por Sempre. Edhe pas tërheqjes së taksës, ne duhet t’i përmbahemi këtyre vendimeve dhe të bojkotojmë produktet e Serbisë”, shprehet një qytetar tjetër.

“Unë nuk besoj se fakti që Coca-Cola e bleu këtë kompani luan një rol dhe nëse ata nuk do ta blinin atë, asnjëherë nuk dua ta blej atë produkt”, tregon një qytetar në Prishtinë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se importet nga Serbia kanë rënë ndjeshëm.

“Importet nga Serbia në një ditë të vetëm ishin 1.2 milion euro, ndërsa sot është rreth 6 mijë euro. Realisht, pas futjes së taksës, importet nga Serbia janë ulur me 99.5 për qind”, thotë Stavileci.

Dogana shpjegon se vetëm një sasi e vogël e lëndëve të para aktualisht importohen nga Serbia në Kosovë.

Megjithatë, mungesa e mallrave tradicionale serbe, siç është Plasma, nuk po vërehet. Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që mallrat serbe të vazhdojnë të vijnë në Kosovë, por në rrugë të paligjshme. /Telegrafi/