LAJMI I FUNDIT:

Media boshnjake: A do t’i dërgojë Wagner mercenarët e tij në Serbi për shkak të Kosovës?

Media boshnjake: A do t’i dërgojë Wagner mercenarët e tij në Serbi për shkak të Kosovës?

Kriza afatgjatë në relacionet Kosovë-Serbi, madje edhe incidentet e sigurisë dhe konflikti midis Wagner-it dhe udhëheqjes ruse kanë nxitur “rrëfimet” për ardhjen e mundshme të atyre mercenarëve në Serbi për shkak të situatës në Kosovë.

Kështu shkruan mediumi nga Bosnja dhe Hercegovina, Klix.ba, i cili kujton se në fillim të vitit, Politico shkruante për ardhjen e mundshme të ushtarëve të Wagnerit në Serbi, përcjell Telegrafi.


Po sipas Klix.ba, informacioni i publikuar nga Politico është rezultat i një hetimi nga zyrtarë amerikanë dhe zyrtarë të inteligjencës, të cilët kaluan muaj të tërë duke mbledhur informacione rreth operacioneve të Wagner jashtë Rusisë.

Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus 'Wagner' në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus 'Wagner' në veri të Mitrovicës

Siç thuhet më tej, motivi i ardhjes së hershme të mercenarëve të Wagner në Serbi ishte ndalimi i ndikimit antirus në Serbi.

Por tani, siç supozohet më tej, ata mund të jenë edhe në rolin e sigurisë në “betejën” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, thuhet në mënyrë aktive se themeluesi dhe udhëheqësi i atij grupi mercenar tani mund të zgjerojë listën e vendeve për të rekrutuar ushtarë në Wagner, pas rebelimit të dështuar dhe rënies së pashmangshme të popullaritetit në Rusi.

Dhe nëse Serbia do të pranonte mercenarët e Wagner dhe do të fillonte të flirtonte ushtarakisht me atë formacion paraushtarak në kontekstin e Kosovës, kjo pashmangshmërisht mund të shkaktonte një krizë rajonale, paralajmëron mediumi në fjalë.

Sipas informacioneve të mëparshme të Politica, Wagner i ka pozicionuar njerëzit e tij në Serbi qysh në dhjetor të vitit të kaluar dhe përkeqësimi i situatës së sigurisë në Kosovë përkon me ardhjen dhe rrëfimet për ardhjen e re të familjes Wagner në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori