LAJMI I FUNDIT:

Medalje e “Champions League” dhe sirtare me stoli ari, pamjet e aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid

Medalje e “Champions League” dhe sirtare me stoli ari, pamjet e aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid

Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL, realizoi kundër një bande shqiptarësh që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit.

Në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një spanjoll. Shqiptarët kishin arritur të vidhnin edhe një medalje të dhënë për një lojtar të Atletiko Madrid, në finalen e Champions League të vitit 2016, kundër Real Madridit.


Gjatë kontrollit të banesës ku qëndronte banda, janë zbuluar sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta, siç janë edhe një palë çizme Versace.

Makina luksoze dhe sasi e konsiderueshme eurosh janë sekuestruar gjithashtu nga policia, në operacionin e 16 tetorit.

Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane janë vetëm disa nga lojtarët dhe personalitetet e sportit që kanë rënë pre e grabitjes së shqiptarëve. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori