Me Omega-3 kundër njollave të verdha

Shkencëtarët i kanë analizuar të dhënat për ushqyeshmërinë e 150 pacientëve dhe 2.170 personave të shëndoshë të moshës së njëjtë. Rezultatet kanë treguar se personat të cilët konsumojnë peshk, të pasur me omega-3, kanë për 50% gjasa më të vogla të vuajnë nga njollat e verdha.
Veprim të ngjashëm kanë edhe antioksiduesit siç është luteina, i pranishëm tek perimet e gjelbra si dhe vitamina C. Edhe pse hulumtimet rreth kësaj problematike ende nuk kanë përfunduar, ekspertët këshillojnë se antioksiduesit mund të paraqesin një plotësim për terapinë e parandalimit të kësaj sëmundje të syve.
Nga
Telegrafi
01/10/2008
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































