LAJMI I FUNDIT:

Me Editen (më) nuk ka lojë!

Me Editen (më) nuk ka lojë!

Këngëtarja e re dhe e talentuar, Edita Sopjani nga Prishtina, pas një periudhe relativisht të gjatë ka dalë me këngën më të re, madje në gjuhën angleze, ‘Girls Like Me’, e cila është pasuar në treg dhe po e bën jetën e vet, me plot sukses! Pra, me këtë këngë Edita, sikur ka dashur të thotë se me të nuk ka lojë, por vetëm këngë të mira dhe të arrira.

Bisedoi:Agon Foniqi

E lindur me 15 nëntor 1989 në Prishtinë, deri më tashti ka realizuar disa këngë, si bie fjala, ‘Merri krejt’, ‘Tjetër kush’, ‘Me mua nuk ka lojë’, e këngë të tjera të pëlqyera dhe të vyera.

Por, Edita, në këtë intervistë ka shpalosur edhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë më këngën dhe jetën e saj, në përgjithësi. Ndiqni!

Edita, ju, tashmë keni bërë emër dhe shumë kush iu ka në zemër. Iu gëzon ky fakt?
Nuk ka gjë më të mirë se kur e mendon që ekziston qoftë edhe një person në botë që mendon për ju, ju do, respekton dhe gëzohet që ju sheh, duke arritur suksese dhe iu gëzohet sukseseve tua. Unë, jam e admiruar me këtë fakt.


Kënga juaj më e re ka fjalë në gjuhën angleze. Pse?
Ka disa fjalë që përmenden, por nuk është në tërësi në gjuhën angleze, shumica këngës është shqip. Është një tekst i bukur, shkruar nga Valbona Kelmendi dhe ajo vendosi që të ketë edhe fjalë të huaja dhe m’u duk ide e mirë. Por, kënga është shqip, megjithëse jo puroshqip!

Po tregoni se me ju nuk ka lojë, por ka vetëm punë dhe punë. Është kështu?
Shumë e saktë kjo që e thatë. Loja nuk ka efekt tek unë, puna dhe vetëm puna është ajo që na shtyn të fitojmë atë që dëshirojmë. Me punë arrihet çdo gjë, pa punë-asgjë!

Çka do të thotë të jesh fytyrë publike. Është ndjenjë e mirë, apo e vështirë?
Aq sa është e mirë mund të jetë dhe e vështirë! Të jesh fytyrë publike nuk është dhe aq lehtë sa duket dhe sa e mendojnë të tjerët. Megjithatë, mua me pëlqen kur njerëzit më njohin dhe më adhurojnë.

Por, fytyrat publike nuk kursehen as nga thashethemet. Iu pengon kjo dukuri, në gazetari?
Më pengon, mirëpo nuk ju kushtojë dhe aq shumë vëmendje. Më tepër i shoh si punë të gazetarëve dhe asgjë më shumë! Sensacionet, megjithatë nuk e bëjnë gazetarinë dhe gazetaria nuk mund dhe nuk duhet të jetojë nga to.

Keni deklaruar se jeni ‘single’ dhe keni premtuar se kur të ka diçka të re, në këtë plan, do të tregoni. Nuk keni treguar ende, asgjë?
Nëse nuk kam treguar, atëherë nuk ka asgjë të re!

Pas klipit më të ri,mbase jeni ‘single’, së paku për një periudhë, sepse arti nuk e duron nxitimin, apo keni në plan diçka tjetër?
Për momentin nuk kam diçka tjetër në plan, po i lë pak hapësirë klipit "Girls like me", të shijohet në një farë mënyre dhe pastaj të fillojmë nga viti i ardhshëm me punë të reja dhe mbase, me suksese të reja, të tjera!

Si duket Edita gjatë një dite (të rëndomtë)?
Shumë e thjeshtë dhe e buzëqeshur. Asnjëherë me nerva dhe asnjëherë me energji negative.

Keni filluar të visheni në mënyrë paksa provokative, apo jo?
Jo, nuk mendoj se vishem dhe aq provokative, thjeshtë falënderoj stilisten, Vlora Sherifin, e cila kujdeset për dukjen time dhe mendoj që janë veshje, që duhet t’i ketë një artist i skenës, kaq.

A harxhoni shumë për veshje dhe a i jepni rëndësi dukjes së jashtme?
Shpenzoj aq sa më duket e arsyeshme, dhe patjetër që i kushtoj rëndësi pamjes, madje dhe shumë. Nuk thuhet kot, pamja e jashtme, shpesh e tregon edhe pamjen e brendshme.

A keni kohë të lirë, me kënd shoqëroheni, me kënd bashkëpunoni…
Kam kohë të lirë kur dua dhe aq sa dua unë, ka shumë persona që shoqërohem më ta dhe i çmoj shumë. Pa shoqëri dhe pa njerëz të mirë e të zemrës, jeta nuk ka kuptim, i ngjason një vazoje të zbrazët. Kështu që, porosia ime është që ta çmojmë sa më shumë njëri-tjetrin.

Çka ju nervozon më së shumti dhe çka iu lumturon?
Nervozohem kur shoh njerëz të pa lumtur dhe që nuk dinë ta gëzojnë jetën! Jeta është një dhe duhet të çmohet e të jetohet! Çdo gjë e bukur më lumturon dhe më jep arsye të jetoj lumturisht!

Me çka ushqeheni, pra cili është ushqimi juaj i preferuar?
File peshku dhe pule.

Po pija?
Uji, toniku dhe Baileys (creme caramel).

Pini cigare?
Jo!

Këngën e keni hobi, pasion, apo profesion?
Profesion e pasion.

Çka mund të presim në të ardhmen nga Edita?
Këngë dhe klipe të reja!

Faleminderit Edita dhe iu dëshirojmë ditë (dhe net) të suksesshme?
Faleminderit dhe juve për intervistën, çdo të mirë juve dhe atyre që e lexojnë këtë intervistë.

Edita Sopjani është modeste, e shoqëruar dhe e sinqertë. Atë, kurrë nuk e sheh të ngrysur dhe të sertë. Zaten, arti i bën njerëzit më të lumtur dhe më të butë dhe më të ngrohtë ,prandaj nuk thuhet kot, ‘Kush këndon, nuk mendon keq’!

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori